Një trup i pajetë është gjetur këtë mëngjes në plazhin e Durrësit.
Mësohet se kufoma është gjetur nga peshkarexha ‘Primo’ teksa kthehej nga gjuetia e peshkut.
Burime bëjnë me dije se trupi që është gjetur në det ka qenë i dekompozuar, çka tregon se viktima ka pasur ditë që është në det.
Trupi i pajetë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve, të cilët kanë qenë duke peshkuar në 70 metra thellësi, në det.
Ngjarja ka ndodhur 6 milje nga Bishti i Pallës, ndërsa sipas këqyrjes paraprake, rezulton që trupi ka një kohë të gjatë në ujë.
Ndërkohë, Policia Shkencore ka nisur hetimet për identifikimin e kufomës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.11.2019, rreth orës 06:30, në lagjen nr.15 Durrës, në vendin e quajtur Bishtpallë, në det rreth 8.5 milje larg bregut, nga një peshkarexhë , është gjetur një trup njeriu i dekompozuar.
Nuk mund të saktësohet, seksi dhe mosha, mbasi është i përzier me mbeturina bimore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.