MENU
klinika

Ja çfarë thotë policia

E rëndë në Elbasan/ Shoferi përplas për vdekje këmbësorin

18.11.2019 - 18:14

Një këmbësor rreth 60-vjeçar u përplas për vdekje nga një automjet në Elbasan.

Sipas një njoftimi paraprak të policisë, ngjarja ndodhi në lagjen “28 nëntori”.

Shoferi L.K., 47 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një këmbësor, rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë.

“Drejtuesi i makinës është  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thotë policia në njoftimin zyrtar.