MENU
klinika

Në ambientet e biznesit të tij

E rëndë në Korçë/ Pronari i lokalit vetëvritet me armë gjahu

03.11.2019 - 15:05

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës, vetëm pak minuta më parë. Një person ka vrarë veten me armë gjahu, në ambientet e lokalit të tij.

Viktimë ka mbetur shtetasi Viktor Bardhoshi, 45 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur në orën 14;00, në lagjen nr.9, rruga “1 Maji”.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

kolana e librave

Njoftimi i policisë:

Me datë 03.11.2019, në orën 14.00, jemi njoftuar se në lagjen nr.9, rruga “1 Maji”, shtetasi V.B, rreth 45 vjeç, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu në ambjentet e lokalit në pronësi të tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.