MENU
klinika

Zakonet e çdo mëngjesi

E vështirë, por duhet të hiqni dorë nga këto vese. Po ju shëndoshin!

17.11.2019 - 08:40

Nuk është sekret që të hash shëndetshëm dhe të lëvizësh më shumë është çelësi për humbje të suksesshme të peshës, por ato nuk janë të vetmet gjëra që faktojnë një mënyrë jetese të shëndetshme.

Hidhini një sy këtyre zakoneve të mëngjesit që mund të jenë duke sabotuar qëllimet tuaja:

Kur flini më shumë se sa duhet: Herët në shtrat dhe herët në zgjim, kjo e bën një njeri të shëndetshëm, të pasur dhe të mençur. Megjithëse marrja e gjumit të mjaftueshëm është thelbësore, shumë gjumë mund të jenë po aq i keq sa të rrini pa gjumë fare.

WebMD thotë se gjumi i tepruar është i lidhur me diabetin dhe sëmundjet e zemrës dhe ju penalizon në aktivitetet fizike.

Kur nuk hani mëngjes: Të anashkaloni mëngjesin do të çrregullojë të gjithë metabolizmin tuaj. Ndërsa nëse hani kur zgjoheni do t’ju bëjë të keni më shumë energji dhe stabilizon nivelin e sheqerit në trupin tuaj.

Kontrollimi i e-mailit sapo zgjoheni në mëngjes: Nëse gjëja e parë që bëni është të kontrolloni një pajisje elektronike porsa të hapni sytë, do të filloni gabim mëngjesin tuaj. Për më tepër, studimet kanë treguar një lidhje midis të paturit e shumë e-mail dhe niveleve të stresit, dhe kush dëshiron të fillojë mëngjesin me stres?

ekrani i telefonit-konica.al

Karbohidratet e shëndetshme janë një pjesë e rëndësishme e çdo diete pasi trupi juaj i ruan ato për energji. Dhe të kesh disa karohidrate për mëngjes është një mënyrë e thjeshtë për të rritur energjinë e trupit.

Por mos harroni se nëse e teproni me këto e gjitha do të kthehet në yndyrë të tepruar.