MENU
klinika

Ju duhen këta përbërës

Edhe biskotat mund të jenë të shëndetshme

16.11.2019 - 14:37

Gjalpi i kikirikut është një produkt i shkëlqyer për ata që duan të humbasin peshë.

I pasur me proteina dhe vajra të shëndetshëm, 1-2 lugë prej tij ju largojnë urinë dhe ju kënaqin shijen. Gjalpin e kikirikut mund ta përdorni gjithashtu në biskota të mrekullueshme të cilat kërkojnë vetëm tre përbërës dhe përgatiten shumë lehtë.

Vetitë e mrekullueshme të gjalpit të kikirikut:

1. Është një nga ushqimet më të pasura me niacin-ë në planet. Niacina është një mineral që ndihmon në reduktimin e riskut të Alzheimerit sipas studimeve.

2. Ul shanset për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, falë vajrave të shëndetshëm dhe përmbajtjes së fibrave. Përmban gjithashtu kalium i cili normalizon tensionin e gjakut.

3. Lufton kancerin e zorrës së trashë për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave të cilat ndihmojnë për të nxjerrë jashtë zorrëve toksina që shkaktojnë kancer.

4. Redukton riskun e diabetit të tipit 2 sipas një studimi të publikuar në Journal of the “American Medical Association.”

5. Është i pasur në protina të cilat janë të nevojshme në ndërtimin dhe riparimin e muskujve. Proteinat janë gjithashtu të rëndësishme për qeliza të shëndetshme, kocka të forta, flokë dhe lëkurë të bukur si dhe prodhimin e disa hormoneve.

Tani që i mësuat arsyet pse gjalpi i kikirikut është i dobishëm për ju, përgatisni këtë recetë me tre përbërës:

-1 kupë gjalpë kikiriku

-1 kupë sheqer kafe

-1 vezë

Përgatitja:

-Nxehni furrën në 175 gradë Celsius.

-Merrni një tavë dhe shtroni në të letër furre.

-Në një tas përzieni gjalpin e kikirikut, sheqerin kaf dhe vezën. Përziejini derisa të homogjenizohen.

-Merrni me lugë nga masa sasi të vogla dhe vendosini mbi letrën e furrës. Shtypini lehtë me shpinën e lugës.

-Futeni tavën në furrë.

-Piqini 6-8 minuta derisa biskotat të jenë ngjyrë kafe.

Këto biskota janë një vakt i ndërmjetëm special.

Preferohet të zgjidhni gjalpë kikiriku organik në mënyrë që t’i merrni të gjitha vlerat prej tij.