MENU
klinika

Samiti i Ohrit

Edi Rama mbërrin në Ohër, në një tryezë me Zaev

09.11.2019 - 18:55

Kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë janë mbledhur në Ohër në një takim trepalësh të liderëve të Ballkanit Perëndimor. Takimi do të vijojë edhe të dielën.

Në orën 17:30 kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev priti në një takim në Ohër kryeministrin Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Ndërkohë presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka rezervuar një darkë me Zaev, Ramën dhe Vuçiç.

Në axhendën e këtij takimi do të jetë një mbledhje pune ku përveç tre liderëve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi.

Në këtë mbledhje nuk do të ketë prani të Kosovës, edhe pse pak ditë më parë ishte Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili ftoi Bosnjen, Maline Zi dhe Kosovën në këtë takim.