MENU
klinika

Trajneri i Kombëtares

Edy Reja ka një mesazh për tifozët shqiptarë

11.11.2019 - 19:20

Në daljen publike për të shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit eliminatore “Euro 2020”, Edy Reja ka lëshuar edhe një mesazh për të gjithë tifozët shqiptarë.

Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale nga konferenca e djeshme e Edy Rejas, bën thirrje për të gjithë tifozët të mbështesin Kombëtaren.

 

View this post on Instagram

 

?Thirrja e trajnerit #REJA, për të mbështetur ?⚫, në sfidën e datës 14 nëntor në #ElbasanArena, përballë Andorrës.

A post shared by FSHF (@fshforg) on

“Dëshiroj të nënvizoj një aspekt shumë të rëndësishëm në lidhje me tifozët, sepse shoh që kundër Andorrës nuk do të ketë shumë njerëz. Unë dua të bëj një thirrje: të gjithë personat që munden, duhet të vijnë të na japin një dorë kundër Andorrës.

Duhet të vijnë në Elbasan të gjithë ata që e kanë mundësinë, të mos e lënë pas dore këtë ndeshje, sepse për ne ka një rëndësi thelbësore. Po flisja pak më parë për rritjen e skuadrës, dua të gjej konfirmimin në pjesëmarrjen e njerëzve, sepse lojtarët kanë nevojë për publikun.

tifozat kuq e zi
tifozat kuq e zi

Si mund të luash pa publik? Pa tifozëri? Me gjithë respektin maksimal për të gjithë tifozët shqiptarë, ju kërkoj atyre që i kanë mundësitë, të vijnë të na ndihmojnë kundër Andorrës, sepse ne kemi nevojë për ju, dhe sepse kjo ndeshje është e një rëndësie thelbësore” – thekson Edy Reja në video.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN