MENU
klinika

Banka e Shqipërisë

Ekspertët: Viti i ardhshëm do të jetë i frytshëm

15.11.2019 - 10:58

Ekspertë të Bankës së Shqipërisë, gjatë prezantimit të raportit të politikës monetare për tremujorin e katërt të vitit, u shprehën se duke filluar nga viti i ardhshëm, ekonomia shqiptare do të rritet me ritme më të larta, pranë potencialit të saj në nivelin 3,5%.

Banka e Shqipërisë argumenton se, përmirësimi i ambientit të brendshëm ekonomik, sidomos në ecurinë e mirë të tregut të punës dhe në përmirësimin e ndjeshëm të kreditimit të ekonomisë do të mbështesin ritmet e rritjes ekonomike.

banka-e-shqiperise-konica.al

“Të dhënat e INSTAT e vendosin papunësinë në minimumin historik prej 11.5%, ndërkohë që paga mesatare për tremujorin e dytë të vitit u rrit me 4.5%. Ndërkohë, rritja vjetore e portofolit të kredisë ka arritur në kufijtë e 7%, pas një periudhë disavjeçare stanjacioni. Banka Qendrore vlerëson se këta faktorë do të rrisin më tej kërkesën e brendshme dhe do të nxisin përdorimin e plotë të kapaciteteve prodhuese të biznesit. Rritja e pagave dhe kostove të prodhimit mendohet se do ta rrisë inflacionin gradualisht drejt objektivit prej 3% në vitin 2021”– citon në raportin e saj BSH-së.

Ndërkohë që, sipas tyre, rritja ekonomike në tre mujorin e III-të 2019, ka qenë në nivele të përafërta me gjysmën e parë të vitit, pranë nivelit 2,3%.

Faktor kryesor në ngadalësimin e rritjes ekonomike ka qënë rënia e prodhimit të energjisë de siguriht mos harrojmë mbylljen e lojërave të fatit.  Megjithatë ekspertët i konsiderojnë faktorë kalimtarë.