MENU
klinika

Pesëshja përfaqësuese

Ekspozita gjigante e fotografisë shqiptare

12.11.2019 - 10:44

       Konkursi “Colours of Albania”, u përmbyll si i pesti i radhës. Tashmë një konkurs me përmasa të gjera, përcolli për artdashësit mijëra fotografi artistike, që u publikuan për 5 muaj ditë pas dite. Fotogaleria ishte një shpalosje e bukurive shqiptare, parë nën këndvështrimin e publikut të zakonshëm, që në këtë rast luajti rolin e “diplomatit digjital”.

 

Në ambientet e Pallatit të Brigadave, u mbajt edhe nata finale që kurorëzoi fotografitë fituese të këtij konkursi. Ishtin të pranishëm edhe ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Cakaj, përfaqësues nga trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, diplomatë, përfaqësues të shoqërisë civile, artit, kulturës dhe medies, po ashtu.

 

Juria, e kryesuar nga fotografi shqiptar, i famshëm në të gjithë botën,Fadil Berisha dhe antarët: Bevis Fusha, Rosita Habazaj, Kushtrim Ternava dhe Ergys Zhabjaku, përzgjodhën 5 fotografitë fituese, të sponsorizuara nga Banka Credins.

Në fotografitë e këtij edicioni, shfaqet sa stil aq edhe modë, sa trashëgimi kulturore aq edhe arkitekturë urbane, sa jetë e përditshme e njerëzve të zakonshëm, aq edhe thellësi e jashtëzakonshme historike e Shqipërisë.” – ka thënë, Cakaj.

Aktiviteti u shoqërua nga tingujt harmonikë të grupit të artistëve nga trevat shqiptare, për t’u përmbyllur me një atmosferë festive live nga grupi “Offchestra”.

 

“Colours of Albania” është kthyer në një ekspozitë gjigante virtuale të natyrës, traditës, historisë dhe shpirtit shqiptar.

Ky konkurs i përvitshëm, ka treguar se, Shqipëria nuk është vetëm peizazh dhe natyrë e virgjër, as vetëm trashëgimi kulturore, apo monument antikiteti, por edhe një vend që vibron me ritmin modern ku fle edhe e kaluara e afërt dhe e largët – me synim, promovimin e Shqipërisë.