MENU
klinika

16 vite burg për vrasje me paramendim

Ekstradohet nga Greqia i dënuari për vrasje

04.11.2019 - 10:20

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 16 vite burg për vrasje.

Bardhok Frroku, 43 vjeç, lindur në Pukë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë e ka dënuar me 16 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të Kodit Penal.

Pas bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.