MENU
klinika

Serbi

Ekzekutohet kreu i tifozëve të Partizanit me 6 plumba

02.11.2019 - 20:47

Ljubomir Kica Markoviç i njohur ndryshe si një prej drejtuesve më famëkeq të tifozëve të Partizanit të Beogradit “Alcatraz”, është ekzekutuar me gjashtë plumba.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në në Beograd të Serbisë, mbrëmjen e së premtes në rrugën “Milenka Grçiç”.

Mediat serbe shkruajnë se 37-vjeçari kishte fituar një reputacion në opionin sportiv si një nga drejtuesit e grupit “Alcatraz”, të cilin ai e drejtoi me Djordje Prelic dhe Aleksandar Vaviç.

Markoviç ka qenë dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e tifozit francez Bruce Taton. Pas apelimit të këtij vendimi, Markoviç u dënua me 13 vjet heqje lirie. Pas lirimit nga burgut kreu i tifozëve lëvizte lirshëm nëpër rrugët e Beogradit.

Ai njohej edhe si bashkëpunëtor i ngushtë i Aleksandar Vaviç, një nga tre vëllezërit Vavic, të cilët ishin edhe anëtarë të “Alcatraz” dhe ishin dënuar në mënyrë të përsëritur për krime të ndryshme.

Gjithsesi ende nuk dihet nëse vrasja e krye-tifozit të Partizanit të Beogradit lidhet me problemet që ka pasur Markoviç me ligjin apo bëhet fjalë për një hakmarrje.