MENU
klinika

"Qyteti tregoi zemrën e madhe"

Elbasan/ Kryebashkiaku mbledh komunitetin e biznesit

29.11.2019 - 15:49

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja ka folur me komunitetin e biznesit, lidhur me situatën e rëndë të tërmetit dhe gjithashtu edhe për masat e marra ose që do të merren për të prekurit nga fatkeqësia.

Llatja në fjalën e tij deklaroi se Elbasani në këtë fatkeqësi tregoi zemrën e madhe qytetare, duke ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

“Ne varrosim sot njerëzit tonë të dashur. Sot jemi mbledhur me kryetarët e bashkësive fetare, jemi edhe me përfaqësuesit e PD, por edhe me bizneset, qytetarët e thjeshtë, të cilët duan të kontribuojnë financiarisht për të ndihmuar në rehabilitimin e dëmeve prej tërmetit.

Duhet të jemi të gjithë bashkë të fortë, për të përballuar këtë situatë. Bashkia e Elbasanit është angazhuar bashkë me popullin, për të ndihmuar disa bashki, si ajo e Durrësit, Thumanës, Kavajës etj. Elbasani tregoi zemrën e madhe për t ndihmuar dhe Shtabin e Emergjencave në Durrës. Sot është momenti që të bëhemi të gjithë bashkë, për të kontribuar secili nga ne, për të bërë detyrën qytetare, patriote”, tha Llatja.

Ndërsa, biznesmeni Gjergj Luca u shpreh se njerëzit e suksesshëm e biznesmenët treguan se mund të ndihmojnë popullin në këto ditë të vështira për kombin shqiptar.