MENU
klinika

U bë nënë disa muaj më parë

Elita Rudi flet për eksperiencën e mrekullueshme të mëmësisë

16.11.2019 - 10:30

Në shkurt të këtij viti, Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të parë.

Në jetë erdhi një djalë, të cilin pifti e pagëzoi me emrin e veçantë Zëri.

Ndryshe nga periudha e shtatzënisë që e mbajtën të fshehtë, Elita dhe Gjiko ndajne me të gjithë foto dhe video të vogëlushit.

Zëri tani është 9-muajsh dhe çdo ditë mbush me lumturi prindërit e tij.

Së fundmi, Elita ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet me të birin dhe krahas saj tregon si po e përjeton eksperiencën e mëmësisë.

“Të kesh një fëmijë është një ndryshim në jetën e një njeriu. Të jep të gjitha perspektivat se pse duhet të zgjohesh çdo ditë. Mami të do shumë”, shkruan Elita.

Kujtojmë se pas ardhjes në jetë të Zërit, Elita ende nuk i është kthyer ekranit dhe po kujdeset maksimalisht për të birin.