MENU
klinika

Ja ndikimi i grave në marrëdhënien mes Hoxhës e Mehmetit

“Enver Hoxha, nuk kishte ankth, dilte pa antiplumb dhe takonte njerëzit…”

10.11.2019 - 17:06

Gjatë bisedës mes mjekut të Enver Hoxhës dhe Mentor Nazarkos nuk është lënë pa përmendur dhe marrëdhënia mes ish-diktaorit dhe Mehmet Shehut.

Kujtojmë që shpesh Profesori gjatë bisedës përmend që libri nuk ka në qendër Enver Hoxhën kështu që kurrësesi nuk mund ti vendose këtij të fundit epitete.

Isuf Kalo: Mehmeti mbahej si heroi i Tiranës dhe befas ky hero u zhduk. Ndaj Mehmeti ka vrarë veten atë natë sepse nuk ishte i sigurt nëse do të merrte vetëm vërejtje apo dhe diçka tjetër. Ndërkohë që rrjedhimisht një veprim i tillë do ta detyronte Enver Hoxhën të kujdesej për familjen e tij dhe prestigjin.Unë në libër kam dhënë shpjegimin tim.

Mentor Nazarko: Pse e bëri Enveri këtë gjë, pse arriti në këtë veprim?

Isuf Kalo: Sepse kishte hall që Enveri bëhej indirekt përgjegjës për veprimin.

Mund të themi që Enveri nuk kishte ankth nëse do ti ndodhte apo jo ndonjë atentat.

Ndërkohë që mbreti Zog ka pasur raste atentati. Kurse Enveri nuk vishte antiplumb. Ai futej mes njerëzve dhe i takonte.

Mentor Nazarko: Pa diskutim që rrëfimi juaj është më autoritari për bllokun, dhe mund ta krahasoja me rrëfimin e Ngjelës. Dualizmi natyral midis partisë dhe shtetit krijonte tension.

Isuf Kalo: Jo, nëse themi sot që ka 3 pushtete atëherë kisht vetëm një pushtet. Në këtë rast nuk ka pasur dualitet. Kështu që askush nuk linte gjurmë në asnjë dokument

Mentor Nazarko: Ka patur dhe një realitet midis të tjerëve, ju e trajtoni…

Isuf Kalo: Unë them  që këto 2 kolonat, propaganda dhe ideologjia…

Mentor Nazarko: Gara midis familjeve, nuseve, ju e trajtoni paksa në libër…

Isuf Kalo: Territori mbyllur i sjellë këto gjëra. Këto kanë ekzistuar ama nuk kanë qenë ndikuese tek Mehmeti ose Enveri. Përshembull në dasma nuk thërrisnin njëri tjetrin, ndryshe nga Stalini që thërriste anëtarët e Byros. Enveri ishte i zymtë e të gjithë kështu ishin

Mentor Nazarko: Nqs lexon librin panorama është e plotë. Nga disa intervista ai mund të ishtë një mësues i mirë. Ndërkohë që unë ju përmenda sadizmin që ëshë i qartë.

Kam parë kujtimet e Haxhi Krojit, nga rrëfimet e tij kupton që Enveri merrej me propagandë dhe hetuesi. Ai shkonte shumë pak në zyrë. Dhe tronditesh kur dëgjon se kalonte vetëm 2 orë në një zyrë me Lenka Cukon. E gjithë kjo ishtë një situatë komike.

Shënim: Intervistën e plotë e gjeni në videon e mësipërme, frazën e shkëputur e gjeni në minutën e 34:25