MENU
klinika

75-vjetori i çlirimit të Elbasanit

Braçe kundër baltosjes së figurave tek “Dëshmorët e Kombit ”

11.11.2019 - 16:52

Është përkujtuar sot 75-vjetori i çlirimit të qytetit të Elbasanit, ku veteranë të Luftës Nacional Çlirimtare, të afërm të familjeve të dëshmorëve, qytetarë e drejtues vendorë kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore kushtuar 23 partizanëve të Brigadës së XV Sulmuese të cilët dhanë jetën për çlirimin e qytetit.

Pasi kanë vendosur kurora me lule në lapidarin e ngritur për nder të tyre, kryebashkiaku Gledian Llatja shprehu mirënjohje për të rënët, ndërsa shtoi se ata që dhanë jetën për liri besonin në madhështinë e saj.

“Dita e çlirimit të Elbasanit është një nga ngjarjet më të shënuara të këtij qyteti dhe kjo duhet të na inkurajojë së tepërmi për të punuar pareshtur për integrimin e Shqipërisë  dhe për begatimin e Elbasanit” tha Llatja.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe deputetet Evis Kushi, Arben Kamami,Florenc Spaho, kryebashkiaku Gledian Llatja, kryetari i Qarkut Bukurosh Stafa ,kryetari i këshillit bashkiak Hektor Çiftja etj. Ndërkaq zv.kryeministri Erion Braçe nga ana e tij vlerësoi LANÇ dhe shprehu mirënjohjen e pakufishme për të gjithë ata që luftuan për çlirimin e vendit dhe për veteranët.

Numri dy i qeverisë shqiptare, Erion Braçe e cilësoi Elbasanin si gur themeli për pavarësi e liri. Elbasani ishte një pikë kyçe në Luftën Antifashiste ku u hodhën themelet e organizimit të strukturave drejtuese të LANÇ.

“Shprehim respektin dhe nderimin e thellë për të gjithë ata që ju bashkuan antifashizmit që është aktual gjithë kohës. Antifashizmi është një vlerë e patjetërsueshme edhe sot në Europën e qytetëruar. Sot a e keni parë urrejtjen që po manifestohet ndaj heronjve të luftës? Ata burra që kemi vendosur në Bulevardin “Dëshmorëve të Kombit ” janë Nderi i Kombit.

U bëj thirrje ta ndalim Luftën ndaj Heronjve të Luftës Antifashiste. Pse nuk janë këtu. Apo nuk janë antifashistë.Çfarë i pengon të nderojnë heronjtë! Për pak pushtet atëherë u bashkuan me armiqtë e Shqipërisë , edhe sot vazhdojnë te njëjtin avaz. Turp për jetë atyre që nuk nderojnë luftën”-tha ai.

 

Pamje të mrekullueshme nga Fushë Struda

FOTO/ Dëbora zbardh edhe zonat malore të Librazhdit

Punonjësi i bashkisë u rrëzua nga vinçi

Shpallet në kërkim përgjegjësi i tij në Elbasan

Dyshohet se abuzuan me të riun me aftësi të kufizuara

Dalin para gjykatës të arrestuarit në Elbasan

Plehrat po kthehen në një minë me sahat

Çfarë po ndodh në Patos? Re të zeza tymi mbulojnë zonën

Apeli i GJKKO-së i jep 16 vjet Euglen Halilit

Burg përjetë “ushtarit” të Nuredin Dumanit!