MENU
klinika

Banorët kujtojnë si ka qënë dikur

Erozioni ‘zhduk’ qytezën e vogël

24.11.2019 - 18:21

E njohur për rërën kurative dhe të pasur me jod, dikur vija bregdetare e Semanit i ngjante një qyteze të vogël, ndërsa sot ajo ka një tjetër pamje.

Ndërsat e braktisura dikur kanë qenë lokale e bare përgjatë bregdetit të Semanit. Çdo gjë është pasojë e fenomenit të baticës, ku uji ka përparuar disa kilometra në brendësi, ndërsa duna rëre humbasin çdo ditë në ujë.

Ekspertët thonë se shkaku kryesor i këtij fenomeni është shfrytëzimi i inerteve të lumenjve duke prishur ekuilibrat mes lumit dhe detit, duke kërcënuar kështu tokën.

Ndërsa banorët e zonës tregojnë sesi ka qenë qyteza e dikurshme.

“Ka qenë me dyqane, gabina që rrinin njerëzit për pushime, furrë buke, kamp për fëmijët. Deti ka qenë mbi 2 km më pas, ka qenë një vend jashtëzakonisht i bukur, me rërë të pastër, gabinat e plazhit, çadra.”- shprehen banorët.

Erozioni ka nisur që prej vitit 1990, duke vazhduar të lërë pasoja të parikuperueshme.

Bregdeti i Semanit shtrihet mes dy grykëderdhjeve të lumenjve Seman dhe Vjosë dhe është cilësuar në vite si një nga vijat bregdetare më të veçanta në Fier për pyllin me pisha dhe rërën kurative.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall