MENU
klinika

Volejboll Meshkuj

Erzeni i pamposhtur, “kampion i dimrit”

23.11.2019 - 22:30

Volejbolli shqiptar për meshkuj ka mbyllur sot fazën e parë të kampionatit. Kjo javë konfirmoi ekipin e Erzenit në krye të renditjes, që e mbyll si “kampion i dimrit”.

Shijakasit fituan sot 3-0 ndaj Vllaznisë, një përballje mes dy ekipesh rivale për titull, por vendasit patën epërsi dhe e merituan fitoren.

Në vendin e dytë ndodhet Tirana, që sot triumfoi 3-0 ndaj Studentit në derbin kryeqytetas. Në fakt, pritej një përballje më e forte, por bardheblutë patën epërsi gjatë gjithë kohës, duke i fituar setet me diferenca.

Fiton edhe Partizani kampion, që mundi 3-1 Farka Volley, duke marrë tri pikë të arta. Ndërsa Skënderbeu rikthehet te suksesi, duke mundur 3-0 Teutën e vendit të fundit.

VOLEJBOLL MESHKUJ, JAVA E 9-TË (23 NËNTOR)

Tirana – Studenti 3-0 (25-16, 25-12, 25-14)

Skënderbeu – Teuta 3-0 (25-17, 25-12, 25-11)

Farka Volley – Partizani 1-3 (23-25, 25-18, 19-25, 15-25)

Erzeni – Vllaznia 3-0 (25-20, 25-21, 25-19)

Elbasani (pushim)

Renditja: Erzeni 23 pikë, Tirana 18 pikë, Partizani 16 pikë, Skënderbeu 14 pikë, Studenti 12 pikë, Vllaznia 12 pikë, Farka Volley 10 pikë, Elbasani 3 pikë, Teuta 0 pikë.