MENU
klinika

Kultivojnë lakrën e Brukselit

Fermerët e Elbasanit braktisin kulturat tradicionale

18.11.2019 - 14:36

Elbasani po kultivon një kulturë të re me treg të garantuar e çmim të mirë. 

Lakra e Brukselit e po merr gjithmonë e më shumë vëmendje nga fermerët në Jagodinë.

Sipërfaqet e mbjella po shtohen vit pas viti dhe fitimet nga produkti që kryesisht shkon për eksport i ka bërë shumë fermerë të heqin dorë nga kulturat e zakonshme.

“Gjithë prodhimi i lakrës shkon jashtë vendit. Dhe këtë vit e dyfishuam mbjelljen.”– shprehet një fermer.

Por ata fermerë që edhe këtë vit kultivuan domaten apo perimet e tjera, thonë se dolën me humbje, si në të gjithë vendin.

“Domaten e shitëm me 2 mijë lekë kilogramin, ndërsa kostoja e prodhimit ishte 3 mijë lekë kilogrami.”– pranon një tjetër fermer.

Ankesa kanë në mënyrë të veçantë për mungesën e mbështetjes nga shteti me subvencione.

Bujqësia është sektor prioritar në Jagodinë. Nga 172 hektarë tokë, 80 hektarë janë vetëm me sera.