MENU
klinika

Plani i ri

Fierza me remont/ S’ka më ndërprerje elektrike

05.11.2019 - 14:47

Në hidrocentralin e Fierzës specialistët e repartit elektrik përfunduan me sukses kontrollin dhe pastrimin e pajisjeve primare, matjen e izolacionit të pajisjeve kryesore si dhe shërbimet në panelet e kontrollit dhe mbrojtjes në agregatin nr.2.

Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) remonti i agregatit nr. 2 në hidrocentralin e Fierzës, synon minimizimin e avarive dhe ndërprerjeve të paplanifikuara të energjisë elektrike.

kolana e librave

Zbatimi i planit të mirëmbajtjes (remonte kapitale, remonte të mesme dhe remonte profilaktike për hidro gjeneratorët, pajisjet ndihmëse dhe impiantet e fuqisë), synon ruajtjen e parametrave teknike të shfrytëzimit në përputhje me standardet dhe manualet e operimit të sigurt dhe me efektivitet të tyre.