MENU
klinika

Dokumenti që firmosi

Flet noterja ku u “betua” anëtarja e Kushtetueses që refuzoi Meta

14.11.2019 - 14:31

Kam bere vetem detyren time”. Keshtu ka deklaruar noterja Miranda Xhemalçe, tek e cila u “betua”, anetarja me e re e Kushtetueses, Arta Vorpsi, si reagim ndaj deklarates se presidentit Meta, qe nuk do ta priste per te bere betimin.

Ne nje deklarate per mediat, noterja ka thene se ajo thjesht ka legalizuar firmen e Arta Vorpsit.

“Kam bërë vetëm detyrën time. Legalizova nënshkrimin e Arta Vorpsit. Detyra ime, të legalizoj nënshkrimet në dokumente. Kam zbatuar vetëm ligjin. Respektova ligjin për noterinë. Neni 65 germa ë me dha te drejtën te certifikoj çdo deklaratë që nënshkruhet në praninë time. Znj. Vorpsi u paraqit me një kartë identiteti dhe ne prani time nënshkroi një deklaratë qe e kishte hartuar jashtë zyrës sime.”-ka deklaruar ajo.