MENU
klinika

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja

Forcat operacionale aksion ‘Blic’ në Elbasan

08.11.2019 - 19:47

Forcat operacionale kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion ‘Blic’ në zonën mes Rrogozhinës dhe Peqinit në Elbasan. Policia ka dyshime se në këtë aks mund të ketë gjurmë të autorëve.

Aktualisht po kontrollohet në një objekt i cili shërben si stallë bagëtish ku mund të gjenden gjurmë të autorëve njëkohësisht bashkëpuntorë të Redjan Rrajës për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe vrasjen e shoferit të tij, Andi Maloku.

Ditën e djeshme Policia ka kryer kontrolle në qytetet e Vlorës dhe Lushnjes, dhe në këtë të dytin kanë kontrolluar shtëpinë e Julian Sulos, i dyshuari i dytë si autor për ngjarjen e mbramjes së 1 nëntorit.