MENU
klinika

Artisti në dilemë

Foto historike, kur shqiptarët nisën eksodin biblik drejt Italisë

14.11.2019 - 08:10

Meditimi në një çast tragjik, kur shqiptarët nisën eksodin biblik drejt Italisë, një fotografi si vepër arti, kështu ka pozuar piktori Nikolet Vasia (1947-2011) para fotoaparatit, që ka shkrepur kompozitori Edmond Buharaja në mars 1991.

Në tetor të vitit 2019, pak muaj para se të ikte nga kjo jetë, kam shkuar tek shtëpia e miqve të mi Nikolet Vasia dhe Shpresë Beqiri,

Në arkivin e vet piktori Vasia ruante si gjë të çmuar foton, që ka fiksuar një moment të rrallë historik, arratinë e shqiptarëve drejt Italisë. Një ditë gri marsi, kur anija avullore “Partizani” rrëmbehet nga turma mijëravetash te kantieri detar. Një tym i zi nga fumajoli i anijes shton ankthin. Dhe në qendër të tablosë piktori i menduar: ç’fat e pret atdheun. Pozimi i Nikoletit është i menduar dhe me psikologji, gjë që foton e kthen në vepër arti.

Nikoleti kujton se atë ditë sapo ishte kthyer nga Belgjika, kurse kompozitori Edmond Buharaja nxitonte drejt ëndrrës italiane, “Lamerica”-s së Apenineve.

Fillimisht aparatin e ka shkrehur Nikoleti, duke fiksuar Buharanë, pastaj ky ka fotorafuar Nikoletin.

Ka një diçka interesante në miqësinë e këtyre dy intelektualëve. Nikolet Vasia është bir i mbesës së Kol Idromenos, Gjyzepina Çoba, dhe intelektualit të njohur Ndoc Vasia, që ishin sjellë nga Shkodra në Manzë të Durrësit në internim dhe pastaj mesi janë lejuar në Durrës (shyqyr këtë fakt të internimit nuk e dinte autori i kompozimit të revoltës së Haxhi Qamilit, njëkohësisht me pozita drejtuese në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, pasi do t’i bënte gjëmën, thotë Nikoleti).

Kurse kompozitori Edmond Buharaja ishte një nga dy djemtë e orientalistit të madh beratas Vexhi Buharaja. Në vitin 2010 ai ishte në Itali dhe administronte një shtëpi botuese, të quajtur “Acustica”. Edhe Edmondin e ndoqi hija e biografisë s ë dyshimtë gjatë regjimit komunist.

Nikoleti nga një familje e madhe shqiptare e Shkodrës. Edmondi nga një familje e nadhe shqiptare nga Berati. Të dy të miqësuar në Durrës.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit