MENU
klinika

Nga Narta në Himarë

Greqia rinis ofensivën në jug/ Zgjeron zonën e“helenizmit autokton”

13.11.2019 - 18:34

Pas dy takimeve në dukje të zbutura ndërmjet kryeministrit grek Micotaqis dhe homologut të tij shqiptar, Edi Rama, Athina zyrtare ka nisur një ofensivë në Shqipëri, duke rritur stekën e kërkesave.

Pas tubimit në Bularat, ku gjatë ditës kombëtare të Greqisë u cilësua hero kombëtar Kacifas, personi që terrorizoi me armë një vit më parë, Athina zyrtare ka ndërmarrë dy lëvizje të forta që tregojnë ofensivën e saj diplomatike.

Kryeministri grek ka takuar Vangjel Dulen, kreun e PBDNJ-së pas një “thatësire” të tij në Athinë prej kohësh, si dhe kreun e OMONIA-s së Himarës, ndërkohë që ambasadorja greke e sapoemëruar në Shqipëri ka zhvilluar një rikonjicion nga Narta në Sarandë në kërkim të asaj që e ka cilësuar “helenizëm autokton:.

Është vetë, zyra e shtypit i OMONIA-s që bën të ditur me anë të një njoftimi mbi takimet e neoambasadores greke, Sofia Filipidou, në turin dyditor në zonën e Bregut.

Në këtë tur kanë marrë pjesë edhe Vangjel Dule dhe kreu i OMONIA-s, Vasil Kajo.është folur për pronat, regjistrimin e popullsisë në vitin e ardhshëm, ku Athina është anagazhuar që të jetë pjesë thelbësore e presionit ndaj Tiranës në mënyrë që të bëhet sipas paramentrave të asaj që ambasadorja e quajti “helenizëm autokton”.

Që do të thotë që banorët e krahinës së Bregut, përkatësisht bashkisë Himar, por edhe zona e Nartës do të quhen pjesë e minoritetit grek.

Siç njofton OMONIA, “Zonja Ambasadore tha se kjo procedurë, i një rëndësie të madhe për MEG, duhet realizuar sipas standarteve të BE dhe, të jenë eliminuar ato praktika, që lanë gjurmë negative të Regjistrimit të mëparshëm, 2011. Ishte i përbashkët konstatimi përsa i përket nevojës për rritje të nivelit të arsimit për pjesëtarët e MEG dhe nga ana e znj. Ambasadore u përsërit, garancia se Athina do të vijojë së mbështeturi në këtë drejtim, ndërsa janë duke u studiuar mënyra për prani më thelbësore në këtë sektor konkret, që madje është me rëndësi jetike për MEG dhe sigurimin e prezencës së tij në të ardhmen”.

Ajo që duket serioze është se Greqia ka zgjeruar zonën ku do të influencojë, duke premtuar kështu atë që qeveria konservatore e Micotaqis ka deklaruar se do të bëjë presion ndaj Edi Ramës duke mbajtur si karrotë dhe shkop veton greke për hapjen e negoiatave me BE.

Jas i e perifrazon OMONIA zonën e re të influencës që kërkon Athina: “Gjirin e Vlorës, Dhërmiun, Himarën, Nivicën, Delvinën, Livadhjanë, Mursinë, si edhe Sarandën dhe Gjirokastrën.

Konica.al