MENU
klinika

Si paraqitet situata në vend?

Përmbytje, pa energji dhe pezullime lundrimesh

13.11.2019 - 10:21

Rreshjet e dendura të shiut kanë pushtuar vendin, tashmë prej disa ditësh.

Që orët e para nuk kanë munguar problemet, duke filluar nga përmbytjet e rrugëve deri tek pezullimi i lundrimeve në portin e Durrësit dhe Vlorës.

Një pasqyrë e situatës në gjithë vendin.

Kruja

Në rrethin e Krujës, ka dalë nga shtrati lumi Ishëm. Janë përmbytur disa hektarë tokë bujqësore dhe një lagje është nën ujë.

Durrësi

Moti i keqnuk ka kursyer as qytetin e Durrësit. Si pasojë asnjë traget nuk u nis nga Durrësi për në Bari apo anasjelltas. Era e fortë 74km/h,  ka shkaktuar dallgë në det, që shkojnë deri në 7-8 ballë. Përveç problemeve në port, në qytet dhe në fshatrat përreth nuk është raportuar për dëme.

Vlora

Në Vlorë vijon të jetë i pezulluar lundrimi detar për shkak të dallgëzimit në det. Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ka lundruar në drejtim të Vlorës, ndërsa anijet e peshkimit nuk janë lejuar nga Kapiteneria që të dalin në det. Ndërkohë probleme ka patur dhe me energjinë elektrike pasi era e fortë rrëzoi shtyllat elektrike e pemë, duke lënë në errësirë disa fshatra në Vlorë, Gjirokastër e Elbasan.

Në Llogara

Ndërkohë për sa i përket situatës me qarkullimin rrugor, nuk janë shfaqur probleme. Zona e Llogarasë është lehtësisht e kalueshme, ndërsa në disa fshatra vijon mungesa e energjisë elektrike që prej ditës së djeshme për shkak të dëmtimit të rrjetit.