MENU
klinika

Hiqet apo jo mandati i tij?

Fshehu arrestimin/ KQZ vendos sot për kryebashkiakun Agim Kajmakun

01.11.2019 - 10:22

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskuton sot për heqjen ose jo të mandatit të kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmakut.

Anëtarët e KQZ do të marrin në shqyrtim kërkesën e prokurorisë, e cila duke iu referuar përgjigjeve të Interpol ka kërkuar shkarkimin e të zgjedhurit në 30 qershor.

Më herët Partia Demokratike ka shprehur shqetësimin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po zvarriste shqyrtimin e çështjes.

Në shkresën dërguar këtij institucioni selia blu shprehet se nga Interpol është vërtetuar se Agim Kajmaku ka mbajtur emrin Jorgo Toto në Greqi dhe është ndaluar në vitin 2003 për falsifikim kartëmonedhash.

Madje në deklaratë thuhet se kryebashkiaku ka pasur dijeni të plotë edhe se ka qenë në kërkim ndërkombëtar, por këto të dhëna nuk I ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit.