MENU
klinika

Në gatishmëri të gjitha Forcat Speciale

Fundoset nga tërmeti dy kate pallati në Durrës, një çift nën rrënoja i gjallë

26.11.2019 - 11:45

Një pallat 6-katësh në Durrës është fundosur dy kate nën tokë për shkak të lëkundjeve të forta të tërmetit që tronditën sot vendin me epiqendër shumë pranë Durrësit.

Bëhet fjalë për pallatin ku ndodhen edhe lokali i njohur “Barons”. Nga dëshmitë e personave të tjerë është mësuar se brenda tij ndodheshin disa njerëz.

Ndërkohë pohohet se një çift ndodhet ende nën rrënoja, në katin e dytë që ndodhet tashmë nën tokë. Ata kanë folur dhe kanë kërkuar ndihmë dhe tashmë forcat e shpëtimit po punojnë për t’i nxjerrë.

Deri më tani janë shënuar 13 viktima dhe më shumë se 600 të plagosur. Forcat Speciale po punojnë  për kërkimet e trupave të mbetur nën rrënoja me shresën e nxjerrjes së tyre të gjallë.