MENU
klinika

Nikaç rrëfen momentin dramatik

Futbollisti: Tmerr, nuk hapeshin dyert nga tërmeti!

29.11.2019 - 18:08

Momente dramatike kur ra tërmeti ka përjetuar edhe sulmuesi malazez i Teutës, Darko Nikaç, që tashmë është larguar në Podgoricë, pas ndërprerjes së kampionatit.

Më shumë se për veten, ai ka menduar për bashkëshorten dhe foshnjën e tij. Gjatë një rrëfimi për mediat malazeze, ai ka zbuluar gjithë tmerrin që përjetoi pas atij tërmeti prej 6.4 ballësh:

“Nuk e dija në fillim se çfarë po ndodhte. Ishte një katastrofë e vërtetë. Imagjinoni të zgjohesh dhe gjithçka rreth teje dridhet dhe bie në tokë dhe më e rënda ishte që kisha pranë gruan dhe foshnjën.

Fjalë për fjalë, mund të them që ishte një situatë e pashpresë. U përpoqa të hapja derën, por u bllokua. Kështu që, doja ta thyeja, por nuk ia dola.

Prita pak dhe sapo munda, menjëherë dola nga banesa dhe qëndruam jashtë. Morëm vetëm ushqim për fëmijën dhe kaq. Pashë një hotel përtej rrugës që kishte rënë në tokë. Qëndruam në një fushë të hapur dhe prita që situata të qetësohej.

Unë isha akoma i tronditur, por gruaja ime arriti ta merrte çelësin e apartamentit për t’u nisur menjëherë për në Podgoricë. Kam biseduar me trajnerin dhe ai më tha të shkoja në shtëpi për 2-3 ditë.

Ishte gjëja më e frikshme që kam parë në jetën time. Ndihesha plotësisht i pafuqishëm, nuk dija çfarë do të më  ndodhte”, tregoi ndër të tjera shtatlarti Darko Nikaç, që ka luajtur edhe 3 ndeshje me përfaqësuesen malazeze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjesti i futbollistit të Partizanit

Solidarizimi, luan me fëmijët e prekur nga tërmeti