MENU
klinika

Mediat ndërkombëtare

“Gana ka tërhequr njohjen e Kosovës”

12.11.2019 - 18:00

Gana e ka tërhequr njohjen e Kosovës, bëri të ditur për agjencinë e lajmeve France-Presse (AFP), ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendi të Afrikës Perëndimore.

“Qeveria e Ganës ka vendosur të tërheqë njohjen e Kosovën si një shtet i pavarur”, i tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Ganës, Charles Oëiredu, agjencisë AFP.

Arsyet e tërheqjes së njohjes i janë komunikuar edhe Serbisë, tha ai. “Vendimi për njohjen e Kosovës doli të ishte i nxituar”, thuhet në njoftimin e autoriteteve të Ganës.

“Gana e ka marrë parasysh dialogun midis Serbisë dhe Kosovës që synon zgjidhjen e çështjes”, është thënë në njoftim.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha të hënën se Gana e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Por, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës përmes një komunikate tha se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me pretendimet e ministrit serb Daçiç për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Gana, shkruan Rel.

“Metodat e mirënjohura dhe të bazuara në shembuj të tjerë që po i përdorë Daçiç me lobuesit e tij me histori të dyshim kriminale, janë në proporcion të zhdrejtë me politiken paqësore rajonale, paqen dhe harmoninë në mes shteteve”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme.

Në vitin 2018, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja, Selma Frences Mancell, e cila është ambasadore jo-rezidente e Ganas në Kosovë, meqë është e vendosur në Turqi.

Më 23 janar, 2012, Gana e njohu Kosovën si shtet të pavarur. Të njëjtin vit, të dy vendet vendosën edhe marrëdhënie diplomatike.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë