MENU
klinika

Koncensioni për 35 vite

Garë ndërkombëtare për aeroportin e Vlorës

03.11.2019 - 18:50

Brenda 10 ditësh Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të shpallë tenderin ndërkombëtar për të dhënë me koncesion ndërtimin dhe operimin e aeroportit të Vlorës.

Deri tani kanë shprehur interes dy kompani italiane. Kjo gjë ka shtyrë Ministrinë që të bëjë gati dokumentat për të hapur garën.

Ndërtimi i këtij aeroporti nuk do të bëhet me paratë e buxhetit të shtetit, por do të jetë kompania fituese që do të kryejë investimin dhe do të marrë për 35 vjet operimin e aeroportit. Në fund të 35 viteve, firma do të transferojë aeroportin në pronësi të shtetit shqiptar.

Të ardhurat e kompanisë për investimin do të sigurohen nga tarifat që do të mblidhen nga linjat e fluturimit, ndërsa do të negociohet me qeverinë për të garantuar financiarisht një kufi minimal të pasagjerëve që do të udhëtojnë përmes kësaj piste.

Aeroporti parashikohet të ndërtohet në Akërni, një zonë me distancë 10 minuta larg rrugës kombëtare Fier- Vlorë, ndërsa në bazë të një studimi fizibiliteti, parashikohet që përmes tij të udhëtojnë 600 mijë pasagjerë në vit.

Në Shkurt të 2018-s, Kuvendi autorizoi qeverinë që të nënshkruante një marrëveshje me një bashkim operatorësh nga Turqia, Cengiz; Kalyon dhe Kolin Construction, të cilët në fund u tërhoqën nga oferta pasi kërkuan garanci më të madhe financiare.

Sipas projektit të tyre, ndërtimi i aeroportit të Vlorës do të arrinte një vlerë investimi prej 98 milionë Eurosh, duke ia kaluar kështu edhe faturën me të cilën u ndërtua Rinasi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Analiza nga "Project Syndicate"

Bota është ende ‘në flakë’!

Kërkesa të shumta nga të huajt për apartamentet ditore

A i rriti turizmi qiratë?

Nga rritja e tyre tek shpërndarja e bonusit

Ndryshime që do sjellë skema e re e pensioneve