MENU
klinika

Kandidati 'jep nesër llogari' para Komisionit (EMRI)

Gazheli s’është më ambasador i Shqipërisë në Turqi, ja emri kandidat…

11.11.2019 - 22:01

Tre ditë pas publikimit të investigimit të medias italiane, “Le Iene” për rastin e fëmijës 11 vjeç Alvin Berisha që mbahej në kampet në Siri dhe nuk ndihmohej nga shteti shqiptar, ku akuzohej ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli, ky i fundit dha dorëheqjen.

Mësohet se emri i mundshëm që do ta zëvendësoje është diplomati Kastriot Robo.

Mësohet se seanca dëgjimore për Robon zhvillohet nesër në orën 11:00 ndërkohë në Komisionin e Politikës së Jashtme ai priutet që edhe të intervistohet.

Në vitin 1998 Kastriot Robo emërohet ambasador i Shqipërisë në Greqi. Këtë post ai e mbajti për gati katër vjet, duke u dhënë marrëdhënieve midis dy vendeve një frymë tjetër bashkëpunimi nga ajo që kishin pasur deri në atë periudhë.

Pas kësaj periudhe ai mban poste të rëndësishme në diplomacinë shqiptare. Në vitin 2006 diplomati Kastriot Robo emërohet ambasador i Shqipërisë në Londër, në një nga përfaqësitë diplomatike më të rëndësishme në botë. Së fundmi ai ka qenë ambasador i Shqipërisë në Spanjë.

“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”

Juristi: Në ruspën e madhe të pushtetit mund të bjerë kushdo

Kryetarja e bashkisë Himarë u zgjodh edhe me tre vota të “rrjedhura” nga opozita