MENU
klinika

I zhdukur që prej prillit, emri

Gjendet një trup i dekompozuar në Greqi, i përket një shqiptari

12.11.2019 - 16:46

Një trup i dekompozuar është gjetur sot në mëngjes nga një banor të Kato Korakiana, në Korfuzin e Mesëm, në fushën të ashtuquajtur Dassia. 

Sipas informacioneve nga media vendase pranë trupit  u gjet pasaporta e një 35-vjeçari me origjinë shqiptare, zhdukja e të cilit ishte deklaruar në prillin e kaluar. Dyshimet janë se bëhet fjalë për 35-vjeçarin e identifikuar si Skënder Toska, baba i dy fëmijëve ka humbur gjurmët që prej 1 prillit nga Korfuzi.

Ende nuk bëhet i ditur asnjë informacion lidhur me ngjarjen e rëndë ndërkohë që pritet të dalin detaje të reja nga policia.

Policia e Korfuzit ka shkuar në vendngjarje dhe pritet identifikimi i ekzaminimit mjeko-ligjor.