MENU
klinika

"Jeta është pak më ndryshe se gam-gami i përditshëm"

Gjendje e jashtëzakonshme? Rama: Vendos nesër

26.11.2019 - 20:56

Kryeministri i vendit, Edi Rama pasi vizitoi të plagosurit te Spitali i Traumës u pyet nga gazetarët se a do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Shefi i qeverisë theksoi se nesër do të vendosë për këtë, edhe pse shtoi se sensibilietit i miqve të Shqipërisë i sotëm ka qenë për t’u përshëndetur.

“Është e çuditshme që e dëgjoj këtë pyetje nga mëngjesi deri në darkë, nuk ka kuptim sot, çfarë do të thotë? Akti formal i gjendjes së jashtëzakonshme nuk është se sjell më shumë sesa ka sjellë i gjithë ky solidaritet. Natyrisht nesër është dita për të menduar të gjitha edhe këtë që po thoni ju, nejse, ju jeni të pafajshëm.

Ne do i vlerësojmë të gjithë, por një gjë është e sigurt, këta njerëz do të trajtohen në mënyrë dinjitoze nga strehimi. Nuk kemi pasur kohë të mendojmë për aspektet formale, kemi dhënë dhe po japim gjithçka.

Ditën dhe natën nuk jemi Franca, Gjermania, as Greqia dhe Italia që kanë eksperienca të gjata në këto sfida, por më lejoni të jem mirënjohës i gjithë ky solidaritet”, –theksoi kryeministri.

Gjithashtu Edi Rama theksoi se tragjedia e sotme duhet të shërbejë si rast reflektimi për të gjithë duke kuptuar se jeta shkon përtej zhurmës.

“Është një rast i mirë për të kuptuar që kemi bërë shumë gam gam, dhe kemi harruar që jeta është pak më ndryshe se gam gami i përditshëm. Unë u siguroj se sikur bëmë me të gjitha familjet në Korçë do të bëjmë edhe tani, janë shumë.

Ne do të dalim më të fortë nga kjo histori, por fatkeqësisht nuk do të dalim të gjithë, pasi disa nuk janë më. Është një moment i rëndë, krizë reale, jo artificiale, por edhe moment për t’u bërë pak më të mirë dhe njerëzor nga ky leksion jete”-tha ai.