MENU
klinika

"Nga goditja humbën jetën..."

Sulmi i korrikut/ Gjenerali italian: Mrekulli që Alvin është gjallë

08.11.2019 - 12:19

Drejtori i SCIP, Giuseppe Spina, në një deklaratë për mediat italiane u shpreh se fakti që sot Alvin Berisha është gjallë është një mrekulli.

Duke ju kthyer sulmit me bombë të korrikut të këtij viti në Siri, ai shpjegoi se në makinë me Alvinin udhëtonin e ëma, partneri i saj, vëllai nga e ëma si edhe një fëmijë që partneri i Valbonës kishte pasur nga një marrëdhënie tjetër.

Nga sulmi humbën jetën të gjithë personat që udhëtonin në mjet me përjashtim të Alvinit.

Vogëlushi pësoi lëndime të rënda në këmbë, por ishte mrekulli që mbijetoi.

Ishte pikërisht ky momenti që 11-vjeçari shqiptar do vendosej në kampin Al Hol të Sirisë.

Spina theksoi se Alvini ka jetuar për 5 vite në një territor të destabilizuar, ku zhvillohet luftë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shumë shpejt pranë familjes

Shpëtohet Alvin Berisha nga kampi Al-Hol

"Të bashkohet me të atin!", thirrja për qeverinë shqiptare

5 vite i humbur/ 11-vjeçari shqiptar i bllokuar në kampet e ISIS