MENU
klinika

Fan Noli

Flet Faik Konica

20.11.2019 - 12:34

Në një silan të Vienës, duke pirë nga një kupë të tretë “Gumbold Skirchnor” po bisedonim me F. K. mbi Partitë Politike të Inglisë, në prill të motit 1915./Konica.al

Nga Inglia ishim hedhur në Shqipëri, kur servitori na solli kupën e katërt dhe atëherë unë e pyeta Faikun, a duhet ta kopjojmë në Shqipëri sistemin e qeverimit me anë dy Partish, një konservatore dhe tjetra liberale të cilat hipin në fuqi njëra pas tjetrës sipas votës së popullit.

“Jo – tha Faiku – s’është punë që bëhet. S’mund të kemi një parti konservatore në Shqipëri, se konservator do me thënë ay pre konservon një trashëgimi të vyer politike. P.sh. inglizi eshte konservator se dëshëron të konservojë Perandorinë inglize, pasurinë inglize dhe institutet inglize që krijuan këtë perandori. Po ne Shqiptarët ç’kemi trashëguar dhe ç’të konservojmë? Feudalizmin e Bejlerëve, Patriarkalizmin e Malësorëve apo Banditizmin e Fshatarëve?

Këtu erdhi servitori dhe solli kupën e pestë, Faiku zbrazı dhe vazhdoi:

Nga ana tjetër s’mund të kemi as parti liberale, se liberalizmi ingliz i bëri reformat me ngadalë, e ve lepurin me araba, meurt’ e butë e plot tiganin dhe gjerësa t’i bejme ne reformat si inglizēt na piu morri e na hëngri greku e serbi dhe italiani.

Servitori, i cili na përgjonte na solli menjëherë kupën e gjashtë:

“Jo, or jo, – konkludoi Faiku – nuk duhet të kemi as Parti Konservatore, as Liberale pas mënyrés inglize, se as njëra as tjetra nuk na hyjnë në punë në Shqipëri. Neve nuk na duhen dy partira, por vetëm një, njëzë dhe njëckë Parti revolucionare. Shqipëria është si një shtëpi e vjetër që duhet rrëxuar dhe duhet rindërtuar që nga themelet”.

Kur ua tregoj miqëve këtë bashkëfjalim, të gjithë më shikojnë me dyshim, duke kujtuar që tallem me ta, se të gjithë e dinë Faikun si konservator edhe pak a shumë reaksionar. Po kjo nuk është e vërtetë. Faiku në djalëri kishte kaluar nëpër të gjithë ideologjitë reaksionare dhe jo përcipë a shkel e shko, po kishte hyrë thellë dhe e kishte studiuar me zjarr e pasion Karl Marxin, e dinte në majë të gishtërinjve dhe gjithnjë fliste për atë me respekt si për ndonjë dhaskal të vjetër të djalërisë nga i cili kishte mësuar dhe gjëra mohuese nuk i besonte që të gjitha. Jo, Faiku nuk ka qenë kurrë konservator a reaksionar. Po ta kruanje pak menjëherë çfaqej revolucionari i vjetër./Konica.al

 

Fan Noli, 1945

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria në testamentin e Konicës

“Ti Imzot Noli dhe ti Lamja i vogël”

Konica ky mësues i rreptë

“E deshi Shqipërinë aq sa e urreu”