MENU
klinika

I ktheu kuletën tifozit anglez

Gjesti i tifozit kosovar pushton mediat angleze

19.11.2019 - 21:02

Jehona e mikpritjes kosovare vijon në Angli. Së fundmi, një gjest fisnik i një tifozi kosovar është bërë virale në rrjetet sociale në Britani dhe jo vetëm.

Simone Bruce humbi kuletën me 500 stërlina në Prishtinë. Por, nuk ka vonuar shumë dhe ajo i është rikthyer në dorë nga një djalosh kosovar, që e kishte gjetur në një rrugë të Prishtinës.

Në fakt shqetësimi i tifozit anglez ishte më së shumti për kartat e kreditit dhe të identitetit, edhe pse shuma financiare nuk qe e vogël.

“Më ra kuleta në rrugën kryesore në Prishtinë. Një djalosh hyn në lokal dhe ma kthen, pa më marrë asgjë në të. Sinqerisht, Kosova është e madhe”, – shkroi Bruce në llogarinë e tij në Twitter

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dardanët luajnë nesër me “Tre Luanët”

Anglezët i bëjnë jehonë mikpritjes kosovare