MENU
klinika

Shtohen ndihmat drejt Durrësit dhe Thumanës

Gjirokastër, 8 tonë ushqime për të prekurit nga tërmeti

28.11.2019 - 10:58

Vijon dhënia e ndihmave nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) për përballimin e situatës së vështirë ku gjenden banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Drejtoria Rajonale e AKU Gjirokastër ka dhuruar rreth 8 tonë produkte ushqimore (miell, sheqer, ujë, oriz, vaj, makarona etj), në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

kolana e librave

Dy ditë pas tërmetit të fuqishëm prej 6.4 ballë që goditi Shqipërinë, të gjithë janë mobilizuar për të kontribuar sadopak për të ndihmuar zonat më shumë të prekura, atë të Durrësit dhe të Thumanës.

Në të gjithë vendin, shumë qytetarë janë bërë bashkë, duke kontribuar me ushqime, veshje, e më pas i kanë nisur në drejtim të Durrësit dhe Thumanës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i ka bërë thirrje Operatorëve të Biznesit Ushqimor të kontribuojnë për t’iu gjendur pranë në këto ditë të vështira banorëve të prekur nga tërmetet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Banorët apel për ndihmë

Krujë, 10 familje në qiell të hapur

Pallatet para '90-ës më qëndrestarët

Braktiset Durrësi, qyteti pushtohet nga errësira

Zhvillimet më të fundit minutë pas minute

Tërmeti katastrofik/ Thellohet bilanci i tragjedisë, 47 viktima