MENU
klinika

Këshilli Bashkiak jep 5 mln lekë

Gjirokastra solidarizohet, nis grumbullimi i ndihmave

27.11.2019 - 12:02

Qytetarët e Gjirokastrës kanë nisur mëngjesin e sotëm grumbullimin e ndihmave në Pallatin e Sportit për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Durrës e Thumanë.

Ndërkohë Këshilli Bashkiak Gjirokastër kalon një fond prej 5 milionë lekësh të vjetra nga fondi i emergjencës civile në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

Institucioni i Prefektit të qarkut Gjirokastër solidarizohet me familjet e prekura nga tërmeti duke iu bërë thirrje të gjithë bizneseve dhe qytetarëve të ofrojnë ndihmën e tyre monetare dhe materiale në numrat e llogarive bankare dhe qendrat e ngritura me këtë rast.