MENU
klinika

U betua tek një notere...

Gjyqtare apo këshilltare? Arta Vorpsi sqaron më në fund statusin e saj

15.11.2019 - 09:54

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi, e cila zgjodhi të betohet për këtë vend tek një notere të mërkurën në kryeqytet, ka folur ditën e sotme duke sqaruar edhe njëherë statusin e saj.

E pyetur nëse ajo ndodhet aktualisht në Gjykatën Kushtetuese si këshilltare apo si anëtare e saj. Në përgjigjen e saj të shkurtër, Arta Vorpsi e thotë qartë se ajo ndodhet në këtë institucion kyç si gjyqtare dhe jo si këshilltare.

Emri i Arta Vorpsit shkaktoi debate të forta mes KED-së dhe Presidencës, dy institucione këto, të cilat akuzojnë fort njëra tjetrën për keqinterpretime ligjore në lidhje me listën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Zonja Vorpsi, sot në Gjykatën Kushtetuese, jeni me statusin e këshilltares apo të gjyqtare së Gjykatës Kushtetuese?

“Jam në detyrë si gjyqtare.”