MENU
klinika

Nisma e re

Google “armik” i fushatave politike

21.11.2019 - 10:16

Gjiganti i internetit “Google” nuk do të lejojë që fushatat politike të targetojnë njerëz bazuar në qëndrimet e tyre të supozuara politike.

Kjo nismë do të nisë zbatimin në Mbretërinë e Bashkuar brenda një jave dhe do të pasohet më pas me vende të tjera.

Google tha se do të marrë masa edhe për qëndrimet mashtruese në reklama, veprim ky që nuk është marrë përsipër nga rrjeti social, Facebook. Mark Zuckerberg deklaroi se nuk do të analizojë vërtetësinë e fushatave të kandidatëve politikë që bëhen në Facebook.

Megjithatë politika e re e Google do të veprojë vetëm kur mashtrimet janë të rënda.

“Ne e pranojmë se dialogu politik është pjesë e rëndësishme e demokracisë dhe se askush nuk mund të gjykojë secilin pretendim politik apo kundërpadi. Prandaj ne presim që numri i reklamave politike të cilat do t’i rishikojmë do të jetë shumë i kufizuar, mirëpo ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë për të shmangur shkeljet e rënda”, ka thënë udhëheqësi i Departamentit për Reklama në Google, Scott