MENU
klinika

Ndryshimet

Google lançon dizajnin e ri të YouTube për faqen kryesore

08.11.2019 - 20:02

Sot, Google njoftoi se po lançon një përvojë të re vizuale në faqen kryesore për YouTube në desktop dhe tabletë.

Pamja e re u zbulua për herë të parë në gusht, dhe po përfundon nga sot dhe duhet të jetë në dispozicion për të gjithë “së shpejti”.

Ndryshimet e ridizajnimit janë të vogla në numër, por lehtësisht të dukshme.

Së pari, Google po rrit madhësinë e figurave të videove, të cilat duhet të ndihmojnë përdoruesit të mbledhin më shumë informacione rreth videos, si dhe të ofrojnë vrojtime të videos me rezolucion më të lartë.

Për të akomoduar fotografitë më të mëdha, Google gjithashtu hoqi disa nga kategoritë që keni parë në faqen tuaj kryesore, siç është “Nga abonimet tuaja”.

Përmirësime të tjera janë më funksionale, duke filluar me një buton të ri “Shto në radhë” që shfaqet kur vendosni shigjetën mbi një tablo të vogël, duke i lënë përdoruesit të krijojnë një listë për luajtje, nga ekrani fillestar.

Tipari ‘Watch Later’ është akoma aty nëse ju nevojitet.

Google po bën gjithashtu të mundur ndalimin e shikimit të sugjerimeve nga kanalet që nuk ju interesojnë.

Nga butoni i menusë me tre pika, ju mund t’i thoni YouTube të ndalojë së rekomanduari videot nga ai kanal. Më në fund, një njoftim tjetër është se YouTube do të shtojë mënyra të reja për të filtruar faqen tuaj kryesore.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të zgjedhin nga një grup temash të rekomanduara në mënyrë që vetëm videot në lidhje me ato tema të shfaqen në faqen kryesore.