MENU
klinika

Vendimi i Gjykatës

Vodhën 13 mln lekë te Posta e Krujës, lihen në burg të arrestuarit

10.11.2019 - 12:41

Gjykata ka vendosur të lërë prapa hekurave gjashtë personat e arrestuar për grabitjen e një shume prej 13 milion lekësh të rinj në postën e Krujës.

Për grabitjen ranë në pranga Gazmir Saka, Andi Rexhepi, dhe Mark Caka si autorë të ngjarjes. Gjithashtu, u arrestuan edhe roja e postës Besnik Parruca.

Operacioni i koduar “Filiali” bëri të mundur arrestimin e tyre vetëm pak ditë pas grabitjes së shumë së madhe të parave.

kolana e librave

“Nga tërësia e veprimeve të kryera rezultoi se shtetasit Gazmir Saka, 32 vjeç, Andi Rexhepi, 30 vjeç dhe Mark Caka, 33 vjeç, të tre banues në Krujë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur kasafortën e filialit të postës shqiptare në Krujë”, sqaron policia.

Po nga të dhënat që disponon Policia , këta persona janë autorë të dyshuar të një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në Kavajë, Durrës, Vorë, Kamzë, Laç e Mirditë.