MENU
klinika

Mitsotakis përmend kushtin për në BE

‘Rizgjohet’ interesi grek për Shqipërinë

15.11.2019 - 09:52

Në nisje të Samitit të Selanikut, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka folur për marrëdhëniet me fqinjët, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Para kryeministrave të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe atij bullgar, Bojko Borisov, kreu i qeverisë greke tha se Shqipëria duhet të vazhdojë me një inventar të paanshëm dhe objektiv, duke respektuar plotësisht të drejtën e pakicave kombëtare, duke shmangur veprimet që dëmtojnë fqinjësinë e mirë.

“Sa i përket Greqisë, asnjëherë nuk kam fshehur se duam dy fqinjët tanë në Bashkimin Evropian. Por ne gjithashtu presim që ata të ndërmarrin hapat e nevojshëm: Shqipëria të vazhdojë me një regjistrim të paanshëm dhe objektiv të popullatës së saj, duke respektuar plotësisht të drejtën e vetëvendosjes dhe të garantojë në praktikë pronën dhe të drejtat e Minoritetit Kombëtar Grek”- tha Mitsotakis.

Ai vuri në dukje se dje u takua me përfaqësuesit e pakicës etnike Greke në Shqipëri, duke dëgjuar “dorën e parë” për problemet me të cilat ata përballen.