MENU
klinika

‘Ndalni urgjent lojën e vjetër’

Hajdari zbardh kërkesën që i bëri Metës: Do t’i kërkoj edhe Kryeministrit që…

16.11.2019 - 13:38
Rudina Hajdari deputetja e opozitës së re ne Kuvendin e Shqiperise ka zbardhur sot kerkesen qe i ka adresuar kreut te Shtetit, Ilir Meta. 

Me nje shenim ne faqen e vet ne Facebook, duke folur per takimin me presidentin, ajo shkruan se “I kërkova Kryetarit të Shtetit, Presidentit të Republikës, dhe në vazhdim do ia kërkoj edhe Kryeministrit e të gjithë faktorëve politikë, që të ndalin urgjentisht lojën e vjetër dhe të shëmtuar politike e cila ka vënë në shënjestër institucionet e drejtësisë me qëllim delegjitimimin e tyre”.

Postimi i Rudina Hajdarit

I kërkova Kryetarit të Shtetit, Presidentit të Republikës, dhe në vazhdim do ia kërkoj edhe Kryeministrit e të gjithë faktorëve politikë, që të ndalin urgjentisht lojën e vjetër dhe të shëmtuar politike e cila ka vënë në shënjestër institucionet e drejtësisë me qëllim delegjitimimin e tyre.

Për 29 vite me rradhë, kjo klasë politike i ka dobësuar e delegjitimuar qëllimisht institucionet, në mënyrë që i vetmi autoritet në vend të ishin kryetarët e dy apo tre partive. Prandaj për 29 vite Shqipëria ka parë shumë krim dhe aspak ndëshkim.
Ka ardhur koha që kjo të marrë fund.

Vendi, sot më shumë se kurrë, ka nevojë jo për burra që hiqen si të fortë para kamerave, por për institucione të forta të cilat japin drejtësi për të gjithë, të varfër apo të pasur, me apo pa pushtet.

Ka ardhur koha që vendin ta qeverisin institucionet, ligji dhe kushtetuta.