MENU
klinika

Piloti britanik tregon synimin

Hamilton nuk tërhiqet pa realizuar edhe 1 objektiv

22.11.2019 - 20:56

Lewis Hamilton u shpall kampion për të gjashtën herë në Formula 1 dy gara pa përfunduar sezoni. Por duket se piloti britanik nuk ka ndërmend të tërhiqet pa realizuar edhe një objektiv.

Në një prononcim për mediet, Hamilton thotë: “Nuk kam ndërmend të tërhiqem. Po shijoj momentin, por jam në kërkim të stimujve të tjerë për të ardhmen”.

Kjo deklaratë vjen zërave se mund të tërhiqej në fund të vitit 2020, pasi të përfundojë kontratën që ka me makinën Mercedes. Madje shumë e shihnin Hamilton në Moto GP, një pasion që ai e ka shprehur herë pas here.

“Dua që sezonin tjetër të fitoj titullin e 7-të kampion. E urrej veten kur humbas një garë edhe pse jo kaq shumë sa kur isha i ri që nevrikosesha shumë”, – u shpreh britaniku.

Gjithsesi, Hamilton e di mirë se sezonin e ardhshëm do të hasë në një rivalitet më të madh, teksa thotë: “Leclerc dhe Verstappen do të jenë kampionët e ardhshëm të botës, por shpresoj jo vitin tjetër. Janë të rinj dhe pilotojnë mjaft mirë, por përvoja ime mund të bëjë diferencën.”