MENU
klinika

"Nuk i nënshtrohemi shtetit serb"

Haradinaj porosi Kurtit: Taksa të mbetet deri në njohje

10.11.2019 - 21:30

Pikërisht sot një vit më parë, Qeveria e Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, pati vendosur taksën 100 % ndaj produkteve me origjinë nga Serbi9a dhe Bosnja e Hercegovina.

Tani, kryeministri në largim, ka thënë se ky është një nga vendimet më të guximshme që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

Haradinaj tha se Kosova ka treguar se Serbia nuk mund t’i japë detyra, kurse miqve ndërkombëtarë se nuk i nënshtrohemi shtetit serb.

  • Ky është postimi i plotë i tij:

Një vit më parë, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë një prej vendimeve më të guximshme që nga shpallja e pavarësisë, me vendosjen e tarifes prej 100% në mallërat e Serbisë, si masë ndaj fushatës agresive të shtetit serb. Me këtë hap të rëndësishëm, Kosova ka treguar se Serbia nuk mund t’i japë detyra, kurse miqve ndërkombëtarë se nuk i nënshtrohemi shtetit serb. Vendosja e tarifes ndaj mallrave serbe, prej nëntorit të vitit të kaluar, ka ndikuar poashtu tej mase në fuqizimin e prodhuesve vendor. Në thelb, ky veprim e ka delegjitimuar projektin e ndarjes së Kosovës, që fshihej nën idenë e korrigjimit të kufijve. Kjo masë është dëshmuar strategjike dhe duhet të mbetet deri në njohje të shtetit të Kosovës.