MENU
klinika

NBA

Harden nuk di të ndalet, rikthehen Raptors

07.11.2019 - 11:15

James harden nuk di të ndalet. Mjekroshi i Houston realizoi 36 pikë dhe dha 13 asiste në fitoren 129-112 që skuadra e tij mori përballë nënkampionëve të Golden State.  

Harden pati ndihmën e PJ Tucker me 11 pikë e 11 “rebound”, që u shtohen edhe 19 pikë e 16 rikuperime të Clint Capelas. Në mungesë të Stephen Curry-t, që do të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë nga dëmtimi, 28 pikët e Burks nuk shpëtuan disfatën e Golden State në “Toyota Arena”.

Shumë e luftuar përballja mes Dallas Maverick e Orlando Magic, por festa në fund ishte për vendasit, që triumfuan me vetëm një pikë diferencë, 107-106. Vazhdon të magjepsë Luka Doncic, i cili rezultoi më i miri mbi parket me 27 pikë, 7 asiste dhe 7 “rebound”.

Një tjetër ndeshje e madhe e mbrëmjes ishte ajo mes Clippers dhe Bucks, ku spikati me plot 38 pikë, 16  “rebound” e 9 asiste i zakonshmi Giannis Antetokounmpo.

Ndërkohë, Toronto Raptors, kampionët në fuqi të NBA, mposhtën Sacramento Kings 124-120 me 24 pikë Lowry dhe 23 pikë plus 13 “rebound” të Pascal Siakam.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN