MENU
klinika

Arsyeja

Hiqni dorë nga ky sfungjer menjëherë!

06.11.2019 - 10:10

Një pjesë e mirë e njerëzve besojnë se larja me këtë lloj sfungjeri është varianti më i mirë për t’u pastruar në dush, por kjo nuk është e vërtetë.

Sipas një studimi në vitin 1994, të publikuar në “Journal of Clinical Microbiology”, ky lloj sfungjeri për dush është streha kryesore për të mbledhur bakteret. Duke e përdorur në dush, bakteret që rriten brenda tij jo vetëm mund të përhapen, por njëkohësisht mund të transmetojnë edhe një lloj bakteri tjetër (pseudomonas aeruginosa).

Por nga vjen ky lloj bakteri? Kur përdor këtë lloj sfungjeri, largon lëkurën e vdekur nga trupi, bashkë me papastërtitë e mbledhura në trup.

Pastaj, nëse sfungjeri nuk është plotësisht i shpëlarë, rreziku është që papastërtitë e djeshme t’ia transmetosh sërish vetes.

Ndërsa nëse e ke shpëlarë dhe e ke lënë të thahet, heq kështu mundësinë e rritjes dhe grumbullimit të baktereve.

Por papastërtitë dhe bakteret në dush nuk vijnë vetëm nga sfungjeri. Megjithatë, mënyra më e mirë për ta mbajtur atë sa më pastër është pastrimi pas çdo përdorimi dhe tharja njëkohësisht.

Sa filxhanë në ditë duhen?

Kafja ju ndihmon të bini në peshë!

Disa këshilla për ta mbajtur pastër

Furça e dhëmbëve “parajsë” bakteresh!

"Nëse jeni duke përdorur një shampo tradicional..."

Ja sa shpesh duhen larë flokët!