MENU
klinika

Arsyeja

Huawei shpërblen punonjësit, u jep dyfishin e pagës

17.11.2019 - 17:11

Kompania Huawei do të shpërblejë me 2 miliardë juanë ose rreth 260 milionë euro, punonjësit që ndihmojnë kompaninë të gjejë produkte alternative që do të ndihmojnë në kapërcimin e pengesës së vendosur nga presidenti amerikan, Trump.

Kompania kineze ishte përfshirë në listën e zezë të tregtisë amerikane në muajin maj, duke e bërë të vështirë blerjen e produkteve dhe shërbimeve nga kompanitë amerikane.

Shpërblimi është për punonjësit që punojnë për të minimizuar ndikimin negativ duke gjetur zgjidhje alternative nga ato të shitura nga kompanitë amerikane.

Marrësit kryesorë të shpërblimit do të jenë punonjës në sektorin e kërkimit dhe zhvillimit, siç është HiSilicon, të cilët janë përgjegjës për zhvillimin e çipeve të reja ose ekipi që zhvillon sistemet operative të Huawei, të ndryshme nga ato të Google.

Përveç shpërblimit çdo punonjës i Huawei do të marrë dyfishin e pagës normale, si vlerësim i përpjekjeve të bëra për kompaninë.

Cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit