MENU
klinika

Plagoset shoferi

Humbi kontrollin/ Aksidenti i merr jetën pasagjerit

11.11.2019 - 09:28

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në rrugën Gjirokastër-Tepelenë.

Ngjarja ndodhi në mesnatë, në rrugën e lagjes “Gërhot”. Burime zyrtare nga policia thane se automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.H., ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, shtetasi me inicialet J.L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.