MENU
klinika

Kush janë 3 anëtarët e familjes Çupi

Humbi vëllain, kunatën dhe nipin nga tërmeti/ Halla prek me mesazhin

27.11.2019 - 11:19

Personat që shihni në foto janë 3 anëtarët e familjes Çupi, të cilët ndërruan jetë nën rrënoja pas tërmetit të fuqishëm që goditi Thumanën.

Hajredin, Lute dhe Klement Çupi, bashkë me djalin tjetër të familjes, ishin në banesën e tyre në katin e tretë të pallatit 6-katësh, kur tërmeti me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, shkatërroi gjithçka dhe rrënojat i zunë brenda.

Nga ngjarja e rëndë shpëtoi mrekullisht një nga djemtë. Mes dhimbjes dhe lotëve, motra e Hajredinit, të zotit të shtëpisë, prek me fjalë zemre, kushtuar viktimave.

“Te preheni ne paqe ! Qofshi engjej te parajses!
O Keli hallës ike shume shpejt nga ne o shpirt ❤❤???
O Zemrat e mia sa shpejt na ndau Zoti! Na e bete shpirtin cope o shpirt i motres !
Do jeni gjithmone me ne! ??? Pushofshi ne xhenet Hajredin, Lute & Keli Çupi❤”, shkruan halla.

Kujtojmë se Klementi dhe vëllai i tij Aleksi kishin vetëm 3 ditë që kishin ardhur në Thumanë, pasi jetonin njëri në Angli dhe tjetri në Greqi.